Ish-koordinatori nacional për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, ka kritikuar Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për deklaratën e saj se është koordinuar me kryeministrin Albin Kurti për të proceduar padinë për gjenocid kundër Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Duke iu referuar deklaratës së saj, Hyseni bëri disa pyetje kritike ndërsa në fund shtoi se Presidentja po tregon injorancë.
“Le të mbahet mend, Vjosa Osmani, sipas raportimit, sot 13 maj 2021 paska thënë:“Unë jam deklaruar edhe më herët, është dakordim i përbashkët i të trija institucioneve, sepse ne koordinojmë çdo qëndrim me kryeministrin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, dhe padia për gjenocid ka qenë ajo që kemi dakordim të plotë. Për secilin që i njeh masakrat që i ka kryer Serbia në Kosovë, qëllimi i forcave ushtarake dhe policore serbe gjatë luftës së fundit ka qenë shfarosja, pra ky ka qenë qëllimi’’, ka shkruar ai.
Ai thotë se për kryerjen e gjenocidit ndaj Serbisë nuk ka kundërshtime por thotë se përgatitja duhet të jetë shumë më serioze se sa një koordinim mes saj dhe Kurtit.
“Natyrshëm që përgjigja e jona dhe ekspertëve është se në Kosovë është kryer gjenocid. Përgatitja nënkupton se duhet të jetë tepër serioze, me hulumtime të thella dhe do të bashkëpunojmë me secilin shtet që na ndihmon për të arritur drejtësi” siç.!!!!!!! Për ty Zonjë kam disa pyetje: A mjafton koordinimi midis jush?!!! A jeni dakorduar që të përgatisni padinë apo ta depononi atë?!!!Nëse jeni dakorduar ta depononi…?! Ku do ta depononi atë dhe si?!!!I keni përllogaritur rrjedhimet e mundshme? A duhej të bashkëpunonit me secilin shtet para se të krekoseshit?!!! Nëse nuk jeni dakorduar që ta depononi atë, pse po e gënjeni popullin e shkretë? A e kupton ti dhe ata me të cilët koordinohesh ti se çka është “politikë e ambiguitetit të qëllimshëm”.??? Ti e paske huqur fare….. Mozomakeq! Zot na ruaj nga injoranca!’’, përfundoi ai./Gazeta Sinjali/