image Padia për gjenocid ndaj Serbisë, Osmani: Jemi në koordinim të plotë me Kurtin dhe Konjufcën

Politikë

Padia për gjenocid ndaj Serbisë, Osmani: Jemi në koordinim të plotë me Kurtin dhe Konjufcën

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut Pahor, tha se ka koordinim të plotë mes institucioneve lidhur me padinë për gjenocid ndaj Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Presidentja tha se në Kosovë është kryer gjenocid dhe se për padinë duhet përgatitje e thellë dhe konsultim me ekspertë.

Unë jam deklaruar edhe më herët, është dakordim i përbashkët i të trija institucioneve, sepse ne koordinojmë çdo qëndrim me kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe padia për gjenocid ka qenë ajo që kemi dakordim të plotë. Për secilin që i njeh masakrat që i ka kryer Serbia në Kosovë, qëllimi i forcave ushtarake dhe policore serbe gjatë luftës së fundit ka qenë shfarosja, pra ky ka qenë qëllimi. Natyrshëm që përgjigje e jona dhe ekspertëve është se në Kosovë është kryer gjenocid. Përgatitja nënkupton se duhet të jetë tepër serioze, me hulumtime të thella dhe do të bashkëpunojmë me secilin shtet që na ndihmon për të arritur drejtësi”, tha Osmani.

/Gazeta Sinjali/