image Hyseni: Albin Kurti u nxitua kur e propozoi Vjosa Osmanin për kryeparlamentare

Politikë

Hyseni: Albin Kurti u nxitua kur e propozoi Vjosa Osmanin për kryeparlamentare

news image

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni ka komentuar zhvillimet e fundit mes LVV-së dhe LDK-së.

Hyseni, ka thënë se patjetër që emri i kryeministrit kalon formalisht nëpër zyrat e LDK-së.

“Nuk mund të ketë një marrëveshje pa aprovim të njërës apo tjetrës kryesi të emrit të kryeministrit”, tha ai në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se “deklarata e Lutfi Hazirit ka qenë absolutisht korrekte kur ka thënë se emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së”.

Hyseni pohon se askush në LDK nuk e vë në dyshim se Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet dhe atyre u takon posti i kryeministrit.

Ish-deputeti i LDK-së mendon se edhe posti i presidentit duhet të jetë pjesë e marrëveshjes.

Hyseni ka theksoi se Albin Kurti është nxituar tepër kur ka propozuar Vjosa Osmanin, pasi sipas tij ai nuk mund ta përcaktojë një marrëveshje politike në mënyrë unilaterale. /Gazeta Sinjali/