Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook ka thënë se prej nesër PDK, AAK e NISMA dalin në opozitë.
Bajrami ka thënë se ndryshimi do të ndodhë në secilën pjesë të shoqërisë.
Ajo ka kërkuar të ndërtohet një standard i ri në politikën kosovare dhe të mos bëhen krahasime ndërmjet qeverisjes LDK-VV me PAN-in.
“Tash fjalët do të kthehen në vepra. Premtimet do të realizohen. Ndryshimi do të ndodhë në secilën pjesë të shoqërisë. Nuk do të krahasohemi me PAN-in dhe keqqeverisjen e tyre. Ata po shkojnë në opozitë të gjatë. Ne do të ndërtojmë standard të ri për të ecur përpara”, ka shkruar Bajrami në Facebook. /Gazeta Sinjali/