image Hurmat të pamjaftueshme për Benzeman ndaj Osasunas, francezi regjistron dy rekorde negative

Futboll

Hurmat të pamjaftueshme për Benzeman ndaj Osasunas, francezi regjistron dy rekorde negative

news image

Real Madridi triumfoi me rezultat 3-1 si mysafir ndaj Osasunas të mërkurën mbrëma, shkruan Sinjali Sport.

Golat për madrilenët u realizuan nga Alaba, Asensio e Vasquez.

Karim Benzema humbi dy penallti brenda vetëm shtatë minutave (52′ 59′), duke gjuajtur në anën e majtë në dy tentimet e tij, për t’i pritur portieri kundërshtar.

Me këto dy penallti të humbura, francezi ka regjistruar dy rekorde negative.

Karim Benzema është bërë lojtari i parë që humbet dy penallti në një ndeshje të LaLigës që nga Raúl Tamudo kundër Betis në prill 2006.

Francezi është gjithashtu lojtari i Real Madridit që ka humbur më shumë penallti në një sezon në La Liga që nga të paktën 2005/ 06 (4/11).

/GazetaSinjaliSport/