Real Madridi triumfoi me rezultat 3-1 si mysafir ndaj Osasunas të mërkurën mbrëma, shkruan Sinjali Sport.
Golat për madrilenët u realizuan nga Alaba, Asensio e Vasquez.
Karim Benzema humbi dy penallti brenda vetëm shtatë minutave (52′ 59′), duke gjuajtur në anën e majtë në dy tentimet e tij, për t’i pritur portieri kundërshtar.
Me këto dy penallti të humbura, francezi ka regjistruar dy rekorde negative.
Karim Benzema është bërë lojtari i parë që humbet dy penallti në një ndeshje të LaLigës që nga Raúl Tamudo kundër Betis në prill 2006.
Francezi është gjithashtu lojtari i Real Madridit që ka humbur më shumë penallti në një sezon në La Liga që nga të paktën 2005/ 06 (4/11).