image Hungaria ekstradon në Serbi të kërkuarin nga Kosova për krime lufte

Rajon

Hungaria ekstradon në Serbi të kërkuarin nga Kosova për krime lufte

news image

Autoritetet hungareze kanë vendosur që të kërkuarin nga Kosova për krime lufte në vitet e 90-ta, Lubisha Manitasheviqin, ta ekstradojnë në Serbi.

Agjencia e lajmeve FoNet, ka bërë të ditur se Lubisha Maniasheviq, i cili aukzohet për krime lufte, do t’i dorëzohet Prokurorisë për krime lufte në Beograd.

Sipas njoftimit të Ministrisë, kundër Manitasheviqit zhvillohen hetime për krime të luftës së kryera në Kosovë gjatë viteve të 90-ta.

Për ekstradimin e tij ka bërë kërkesë edhe Kosova, por Hungaria konsideron se janë përmbushur dispozitat juridike që Manitasheviqi t’i dorëzohet Beogradit dhe jo Prishtinës, ndërsa ministri hungarez i Drejtësisë ka marrë vendim që ai të ekstradohet në Beograd, thotë Koha/ Gazeta Sinjali/