image Hoxhiq nervozohet: "Le ta merr vesh krejt bota që Kosova nuk është ligjore"

Politikë

Hoxhiq nervozohet: “Le ta merr vesh krejt bota që Kosova nuk është ligjore”

news image

Kryetarja e Partisë Komuniteti i Bashkuar, Adrijana Hoxhiq ka kritikuar Kosovën për qasje jo të barabartë ligjore për komunitetet në Kosovë. Ajo tha se duhet ta merr vesh e gjithë bota që Kosova është shtet joligjor.

Hoxhiq konfirmoi se ankesë do të dorëzojë edhe në Gjykatën Kushtetuese.

“Unë i uroj suksese edhe Duda Baljes edhe atyre boshnjakëve. Ndoshta ka boshnjakë që duan të asimilohen. Nuk ma merr menja që do të ketë ndryshim. Ne do të vazhdojmë dhe do të dorëzojmë një ankesë te Gjykata Kushtetuese, por krejt kjo punë është e orkestruar. Iniciativa e Adrijana Hoxhiqit nuk është e mirëseardhur dhe kjo është një fakt. Le ta merr vesh krejt bota që Kosova nuk është ligjore, vota e qytetarëve për komunitet nuk është e barabartë dhe nuk e di se si mendon Kosova që të vazhdojë përpara”, ka thënë më tutje ajo në T7.

Gjykata Supreme sot ka refuzuar ankesën e saj me arsyetimin se është e pranueshme gjendja faktike e PZAP-së se nga provat në shkresat e lëndës është provuar se numri i votave të fituara nga Adrijana Hoxhiq nuk përputhet me numrin e votuesve të komunitetit për të cilin ka konkurruar.

/GazetaSinjali/