image Hoxhaj: Zgjedhja e ish-spiunit rus si raportues për Kosovë, do të ishte goditje e rëndë

Politikë

Deklarata/ Hoxhaj: Zgjedhja e ish-spiunit rus si raportues për Kosovë, do të ishte goditje e rëndë

news image

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj është deklaruar për propozimin për zgjedhjen e ish-spiunit rus,  Alexey Kondratyev si  raportues për Kosovën në Kshillin Evropian. Ai ka vlerësuar se kjo do të ishte një goditje e rëndë kundër vlerave edhe mandatit të Këshillit Evropian

Përmes një shkrimi në Twitter, Hoxhaj ka bërë të ditur se sot bëhet zgjedhja e personit që do të jetë raportues për Kosoven në këtë Këshill, shkruan Gazeta Sinjali.

Poashtu ai theksoi edhe faktin se zgjedhja e këtij raportuesi do të jetë shumë e rëndësishme edhe për Ballkanin.

“Sot, Këshilli Evropian mund të zgjedh në mes të një ish-spiuni rus ose një anëtari të respektuar të Bundestagut që të jetë raportues për Kosovën. Kjo zgjedhje është shumë e rëndësishme për Ballkanin. Të zgjedhësh një agjent të GRU’së në një pozitë të tillë, do të ishte goditje e rëndë kundër vlerave edhe mandatit të Këshillit Evropian.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter. /Gazeta Sinjali/