Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, deklaroi se UNMIK ishte zëri i Serbisë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, shkruan Gazeta Sinjali.
Hoxhaj tha se Kosova duhet ta bëjë të qartë se UNMIK-u nuk ka asnjë rol në Kosovë.
“Sot UNMIK ishte zëri i Serbisë në Këshillin e Sigurimit në New York. Kosova duhet ta bëjë të qartë se UNMIK-u nuk ka asnjë rol në Kosovë. Është vetëm platformë, e përdorur dhe e abuzuar nga Rusia kundër shtetit tonë, duke krijuar tensione brenda ose duke na sulmuar ndërkombëtarisht! Kjo duhet të ndalet”, shkroi ai në Twitter./Gazeta Sinjali/