image Hoxhaj kritikon Qeverinë për mospjesëmarrje në samitin e OKB-së për klimën

Politikë

Hoxhaj kritikon Qeverinë për mospjesëmarrje në samitin e OKB-së për klimën

news image

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mospjesëmarrje në samitin e OKB-së për Klimën që po mbahet në Glasgou të Skocisë.

Sipas tij, ky samit do të ishte mundësi e mirë për të takuar liderë botërorë dhe për të siguruar prej tyre mbështetje për shqetësimet dhe çështjet tona.

Mosshkuarja e askujt në Samit tregon për dy gjëra. Së pari, se sa e madhe është mjegulla e iluzionit dhe e izolimit në të cilën e ka vendos Qeveria shtetin tonë. Së dyti, Samiti organizohet nga OKB-ja, ku Kosova nuk është shtet anëtar dhe kjo do të ishte mundësi e artë që Kosova të ftohej! Do të ishte mundësi që në ngjarje të OKB-së të jemi zëri i vetes sonë, të shfaqim interesim për atë çka e shqetëson botën dhe të kërkojmë nga ajo të na mbështesë në shqetësimet dhe kauzat tona”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook./Gazeta Sinjali/