image Hoxhaj: Kosova është pjesë e ndërtimit të Evropës

Diplomaci/ Hoxhaj: Kosova është pjesë e ndërtimit të Evropës

news image

Ish-kryediplomati i Kosovës, tani deputet në Kuvendin e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar për Ditën e Evropës, duke thënë se edhe Kosova është pjesë e ndërtimit të “shtëpisë së përbashkët”, shkruan Gazeta Sinjali.

Andaj, sipas tij kjo është një ditë e rëndësishme, pikërisht për Kosovën.

“Evropa është një rrugë. Edhe ne si Kosovë ndodhemi në këtë rrugë. Ndoshta diku më larg se të tjerët, por të gjithë së bashku përbëjmë atë që quhet ‘ndërtimi i shtëpisë së përbashkët’. Kjo ditë mbi të gjitha është e rëndësishme pikërisht për ne! Festofshim bashkë gjithnjë”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/

Statusi i plotë në Facebook:

Pasi kishte përjetuar dy luftëra Botërore, Evropa nisi të ndërtonte një bashkëpunim midis shteteve të veta në mënyrë që paqja mes tyre të jetë e qëndrueshme e të mos përfundonin më në luftëra të përgjakshme. Kështu nisi edhe një epokë e re e Evropës, duke konstruktuar këtë bashkëpunim në një organizëm të përbashkët të quajtur Bashkimi Evropian. Që atëherë filloi edhe të shënohet Dita e Evropës, datë kjo që shënon jo vetëm një strukturë të organizuar apo një njësi gjeografike, por mbi të gjitha duke shënuar një rrugë që duhet ndjekur. Kjo është rruga evropiane, rruga drejt një familjeje të përbashkët kombesh, ku dallimet tona janë vlera jonë e përbashkët.

Evropa është një rrugë. Edhe ne si Kosovë ndodhemi në këtë rrugë. Ndoshta diku më larg se të tjerët, por të gjithë së bashku përbëjmë atë që quhet “ndërtimi i shtëpisë së përbashkët”.

Kjo ditë mbi të gjitha është e rëndësishme pikërisht për ne! Festofshim bashkë gjithnjë!