image Hoxha: E çuditshme që Kurti s’ka dëgjuar për “Marshin për Drejtësi”, mirë që VV-ja e NISMA janë bashkuar

Politikë

Hoxha: E çuditshme që Kurti s’ka dëgjuar për “Marshin për Drejtësi”, mirë që VV-ja e NISMA janë bashkuar

news image

Deputetja dhe përfaqësuesja e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha”, ka folur në lidhje me “Marshin për Drejtësi”, që do të mbahen të dielën e 2 prillit nga ora 14:00.

Ajo tha se përgatitjet për këtë marsh po shkojnë vrullshëm, teksa komentoi edhe deklaratat e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, rreth pjesëmarrjes së tij i cili mbrëmë në Rubikon në Klan Kosova tha se “po e shoh organizatorin dhe kërkesat dhe po e vlerësoj”.

Hoxha tha se një deklaratë e tillë e Kurtit është e çuditshme, pasi sipas saj, ka 2 javë që ky marsh është diskutuar në secilin medium.

“Unë s’do ta komentoja këtë, pasi ata menjëherë pas 12 orëve kanë dalur në mbështetje të marshit për drejtësi. Gjithmonë mund të ketë dy mendime për këtë çështje, ku e para është që ta minimizojë nismën dhe ta bëjë si diçka që nuk është e rëndësisë së parë por edhe ana tjetër, që mund t’i ketë pasur hezitimet e veta se a do të jetë pjesë e marshit apo jo”, është shprehur Hoxha në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Tutje, ajo tha se ndjehet mirë që “Marshit për Drejtësi” i është bashkuar edhe Lëvizja Vetëvendosje por edhe NISMA.

“Kjo afërsisht e sjell në 90 për qind spektrin e të gjitha ngjyrimeve politike të Kosovës, të cilët e ndajnë bashkërisht edhe rrëfimin e së kaluarës por edhe duhet ta ndërtojnë edhe rrëfimin për të ardhmen e Kosovës”, është shprehur Hoxha.

/GazetaSinjali/