image Hovenier: Me anëtarët e Komisionit të jashtëm diskutuam për çështje të sigurisë kombëtare

Politikë

Hovenier: Me anëtarët e Komisionit të jashtëm diskutuam për çështje të sigurisë kombëtare

news image

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë janë takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Pas takimit, i cili u mbajtë me dyer të mbyllura, ambasadori amerikan, Hovenier, tha se kishin një bisedë në të cilën diskutuan çështjet që janë në interes të këtij Komisioni, shkruan Gazeta Sinjali.

“Kishim një bisedë të mirë me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Isha i nderuar që pata ftesë nga kryetari i këtij Komisioni, për të ardhur dhe për të diskutuar çështjet që janë në interes të këtij Komisioni”, ka thënë ambasadori Hovenier.

Ai tutje shtoi se patën një diskutim të frytshëm, lidhur me çështjen e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare.

Edhe kryetari i Komisionit Haki Abazi, tha se në takimin me Hovenier rikonfirmuan marrëdhënien strategjike me SHBA-në.

/GazetaSinjali/