image Vuçiq s’largohet nga Rusia - Flet në telefon me mikun Putinin, merr urime për fitoren në zgjedhje

Rajon

Vuçiq s’largohet nga Rusia – Flet në telefon me mikun Putinin, merr urime për fitoren në zgjedhje

news image

Krahas liderëve botërorë të cilët po bisedojnë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, vendi i të cilit po përballet tash e më shumë se një muaj me agresionin e Rusisë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot paradite ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Sipas agjencisë kroate të lajmeve Index, nuk dihet se sa ka zgjatur biseda, ndërsa medium i afërt me Vuçiqin, Kurir, raporton se Putini e ka uruar presidentin serb për fitoren në zgjedhjet, kurse Vuçiq i tha Putinit se do të vazhdojë ta udhëheqë Serbinë duke i ruajtur marrëdhëniet e tij të sinqerta dhe tradicionale me Rusinë.

Kurir shkruan se Putini e informoi Vuçiqin për situatën në Ukrainë dhe “arsyet e sulmit rus”.

Më tej, thuhet se të dy kanë analizuar situatën ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe. Temat ishin energjia dhe tregtia, me ç’rast raportohet se Vuçiq iu ankua Putinit për vështirësitë me të cilat ballafaqohet Serbia gjatë importimit të naftës bruto.

Ata deklaruan gjithashtu se kontrata e gazit skadon më 31 maj dhe se bisedimet për vazhdimin e bashkëpunimit duhet të nisin urgjentisht.

/GazetaSinjali/