image Putin dhe Macron kanë biseduar për Ukrainën

Botë

Putin dhe Macron kanë biseduar për Ukrainën

news image

Mediat ruse po raportojnë që Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Biseda ishte iniciuar nga Franca, raportoi media Ria Novosti, e cila është në pronësi të shtetit rus. Ndërkaq, agjencia Interfax tha se dy liderët kanë biseduar për bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.

Autoritetet në Paris ende nuk e kanë konfirmuar këtë bisedë, por dy liderët para dhe pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, kanë zhvilluar një sërë bisedimesh.

/GazetaSinjali/