image Hovenier konfirmon vizitën e Escobar në Kosovë

Politikë

Hovenier konfirmon vizitën e Escobar në Kosovë

news image

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka thënë se mezi pret që ta mirëpres në Kosovë Përfaqësuesin Special të Departamentit të Shtetit, Gabriel Escobar i cili pritet të vijë javën e ardhshme.

Ambasadori Hovenier ka zbuluar se Escobar do të qëndrojë në Prishtinë pikërisht për të rikthyer në tavolinën e bisedimeve liderët e Kosovës dhe Serbisë.

Unë dhe ekipi im mezi presim që ta mirëpresim Përfaqësuesin Special, Escobar në Kosovë javën e ardhshme. Progresi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja mbetet mënyra më e mirë për t’u siguruar që udhëheqësit e Kosovës të mund t’i mbajnë premtimet për qytetarët dhe që Kosova të njihet e ta marrë vendin e saj të merituar si udhëheqëse botërore”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.

Departamenti i Shtetit ka njoftuar se Emisari Special, Gabriel Escobar do ta shoqërojë Emisarin e BE-së nga 30 janari deri më 4 shkurt në Kosovë e Serbi.

/GazetaSinjali/