image Hovenier: Jeta e Albright ishte personifikimi i ëndrrës amerikane

Botë

Hovenier: Jeta e Albright ishte personifikimi i ëndrrës amerikane

news image

Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare e shtetit të ShBA-së, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë, ka vdekur në moshën 84-vjeçare.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se vet jeta e Albright ishte personifikimi i ëndrrës amerikane.

Ai shtoi se përparimi i Kosovës është një nderim i vazhdueshëm për trashëgiminë e saj.

Jeta e Albright ishte personifikimi i ëndrrës amerikane – ngjitja nga refugjati në Sekretaren tonë të parë femër të Shtetit. Udhëheqja e saj e guximshme në Ballkan shpëtoi jetë të panumërta. Përparimi i Kosovës është një nderim i vazhdueshëm për trashëgiminë e saj”, tha ambasadori.

/GazetaSinjali/