image Hovenier: Çështja e Veriut është e komplikuar, Qeveria të jetë shumë e koordinuar me aleatët

Politikë

Hovenier: Çështja e Veriut është e komplikuar, Qeveria të jetë shumë e koordinuar me aleatët

news image

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, tha se se situata në veri është e komplikuar dhe se mënyra se si Qeveria e Kosovës po e menaxhon është e ndjeshme.

Ai ka kërkuar koordinim më të madh të Kosovës me aleatët ndërkombëtarë, në mënyrë që sipas tij, të shmanget kriza.

“Do të thosha që SHBA-ja mbetet e përkushtuar siç ka qenë gjithmonë që ta shohë Kosovën duke arritur qëllimet e veta. Ajo që dua të them është se ne jemi prapa një Kosove sovrane, të pavarur, multietnike demokratike që zë vend në strukturat evropiane e euroatlantike”.

“Po bëjmë punë të madhe për këtë. Kjo po ashtu nënkupton që Kosova ta ushtrojë sovranitetin e saj. Veriu është i komplikuar dhe i vështirë dhe mënyra se si Qeveria e Kosovës menaxhon situatën është shumë e ndjeshme dhe duam të jetë shumë e koordinuar me aleatët ndërkombëtarë që të shmangin momentet e krizës që pengojnë rrugën tonë të gjatë për të arritur këtë qëllim të përbashkët”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/