image Hoti tregon pse e shkarkoi Rashit Qalajn

Kosovë

Hoti tregon pse e shkarkoi Rashit Qalajn

news image

Kryeministri i Kosovës ka folur edhe për shkarkimin e ish- Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ku ka thënë se raporti i Ministrisë së Brendshme ka treguar se Qalaj nuk ka treguar performancë të mirë, raporton Gazeta Sinjali.

“Në bazë të raportit të ministrisë, të dorëzuar tek unë nga Ministri i Punëve të Brendshme, e kam liruar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Raporti i ministrit tregon se drejtori i Policisë ka treguar performancë jo të mirë në udhëheqje, kontroll dhe mbikëkqyrje të policisë” ka thënë Hoti.

Hoti ka pasur kritika edhe për aksionin e Karaçevës.

“Është vënë re menaxhim jo i mirë i aksionit në Karaçevë, pavarësisht se janë shkatërruar bizneset ilegale” tha Hoti.

Ai shtoi se në vitin 2019-2020 janë arrestuar një numër i madh i policëve të Kosovës, ku Qalaj nuk ka marrë asnjë veprim për të ndryshuar gjendjen.

Ndërsa theksoi se Qalaj e ka ndryshuar organogramin e institucionit dhe asnjëherë nuk e ka publikuar atë, teksa shton se kjo çështje nuk ka asnjë lidhje me arrestimin e kryetarit të Istogut, Haki Rugova.

Kryeministri Hoti është pyetur për deklaratën e emisarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili pasi shkoi për vizitë në Beograd, tha se Kosova duhet të shkojë përtej kushtetutës nëse do të arrijë marrëveshje me Serbinë.

Hoti ka thënë se Kushtetuta është prekur në vitin 2013 kur në Kuvendin e Kosovës është ratifikuar marrëveshja e nënshkruar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se nuk preket integriteti territorial i vendit. /Gazeta Sinjali/