image Hoti thotë se shërbimi ushtarak është bërë për ta forcuar identitetin e Kosovës

Kosovë

Deklaratë/ Hoti thotë se shërbimi ushtarak është bërë për ta forcuar identitetin e Kosovës

news image

Në Qeverinë Kurti, në njërën nga pikat e programit është paraparë që të ketë prej tre muajsh edhe shërbim të detyrueshëm ushtarak.

Sipas zëvendëskryeministrit të parë, Avdullah Hotit një gjë e tillë është bërë për të forcuar identitetin e Kosovës.

“Ushtria është një pikë e rëndësishme e programit. Ushtria do të jetë një shenjë e forcimit të identitetit të Kosovës. Duhet të ulen njerëzit e fushës, pra Ministri i Mbrojtjes dhe partnerët ndërkombëtarë dhe t’i shohin praktikat më të mira për këtë proces, si mënyrë e ngritjes së identitetit të Kosovë”, ka thënë Hoti në emisionin Rubikon.

Më tej, ai ka folur edhe për Ligjin për Pagat, për të cilin thotë se janë shkelur parimet bazë.

“Mënyra se si është përgatit Ligji për Paga është mënyra më e keqe se si nxirren ligjet. Janë shkelur parimet bazë që duhet të merren në ligje të tilla. Ky ligj bie në kundërshtim me parimet kushtetuese”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se janë duke e pritur vendimin e Kushtetueses, por që sipas tij është e domosdoshme që ky ligj të rishikohet.

 “Tash ne po e presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese se a do ta shfuqizojë ligjin në tërësi apo do të bëjë amandamentime. Por, është e domosdoshme që të rishikohet ky ligj”, ka thënë Hoti./Gazeta Sinjali/