image Hoti thotë se pas statusit u sulmua nga makineria propagandistike e Qeverisë në detyrë

Kosovë

Shkrim/ Hoti thotë se pas statusit u sulmua nga makineria propagandistike e Qeverisë në detyrë

news image

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se po të kuptohej ajo që kam thënë sot, nuk do të sulmohesha nga makineria propagandistike parapolitike e qeverisë në detyrë.

Këtë e tha përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.

“Përkundrazi, do të fillonte një debat argumentues, që do duhej të qonte drejt konsensusin shoqëror për planin për rimëkëmbje ekonomike dhe mbrojtje sociale të grupeve në nevojë për kujdesin e shtetit”, ka shkruar Hoti.

Hoti përmes një statusi në Facebook ka treguar se LDK ka refuzuar takimin e përbashkët të ftuar nga kryeministri Kurti, për menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk ka nevojë për tryezë politike me një qeveri që i ka ditët e numëruara, që sipas tij nuk mund të marrë kurrfarë zotimesh dhe që ka shkelur dy herë kushtetutën. /Gazeta Sinjali/