image Hoti: Do të bëjmë çmos për t'ua njohur statusin viktimave të dhunës së luftës

Kosovë

Hoti: Do të bëjmë çmos për t’ua njohur statusin viktimave të dhunës së luftës

news image

Pjesë e konferencës “Progresi dhe sfidat e procesit të njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, ka qenë edhe kryeministri, Avdullah Hoti.

Hoti para të pranishmëve tha se viktimat e dhunës së luftës e meritojnë mbështetjen e institucioneve dhe se Qeveria e Kosovës do të mbetet e përkushtuar që të mbështes procesin e njohjes së statusit, përcjellë Gazeta Sinjali.

“E dëshmojmë përpjekjen tonë të përbashkët për këtë pjesë të shoqërisë për dhimbjen që kanë pasur. Kjo dhunë është plagë e rëndë për shoqërinë e Kosovës. Viktimat e dhunës gjatë luftës meritojnë mbështetjen tonë”.

Gjatë fjalisë së tij, Hoti tha se viktimat nuk duhet të kenë turp, por ata që kanë kryer krimin.

“Shuma që është përcaktuar si ndihmë për këto viktima nuk është e mjaftueshme, por është sinjal që ne e njohim statusin e tyre. Ky proces i njohës dhe verifikimit të statusit të viktimave të dhunës është delikat. Si shoqëri e kemi nevojë të shërojmë këto plagë dhe mos të harrojmë ato që kanë ndodhur. Të kemi kuranjo t’i demaskojmë dhunuesit. Turpi nuk është i viktimave, por i atyre që kanë kryer krimin”, ka përfunduar Hoti.

/Gazeta Sinjali/