image Hoti: Gjermania është një ndër partnerët tanë të pazëvendësueshëm

Sociale

Hoti: Gjermania është një ndër partnerët tanë të pazëvendësueshëm

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në 30 vjetorin e rënies së murit të Berlinit dhe ribashkimi i Gjermanisë, ka thënë se ky shtet është një ndër partnerët tanë të pazëvendësueshëm, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai u shpreh se populli i Kosovës është jashtëzakonisht mirënjohës dhe pafundësisht falënderues për kontributin e Gjermanisë, që ka dhënë dhe vazhdon të japë për Republikën e Kosovës.

“Më 1989, me hapjen e kufirit gjermano – gjerman, shumë njerëz nga Lindja kaluan në Perëndim për të shijuar lirinë. Me këtë akt, ata i thyen edhe barrierat ideologjike e politike për t’i dhënë Gjermanisë një kahje perëndimore dhe për të dhënë kontribut qenësorë në formësimin e Evropës së sotme”, ka shkruar Hoti në Facebook. /Gazeta Sinjali/