Zëvendëskryeminstri, Avdullah Hoti sot është takuar me ambasadorin Richard Grenell dhe zyrtarë të tjerë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Hoti ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar proceset e rëndësishme me të cilat duhet të merret Qeveria e re, shkruan Gazeta Sinjali.
“E sigurova se ne do te jemi partner i besueshem ne kete proces te normalizimit te marredhenieve me fqinjin tone Serbine, me qellimin final njohjen reciproke. E sigurova se Qeveria e re nuk do te ike nga pergjegjesite e saj ne kete proces, dhe se jemi plotesisht te perkushtuar per te bere progres”, ka shkruar ai ndër të tjera në rrjetin social Facebook.
Më tej, zëvendëskryeministri ka thënë se Kosova si vend i ri ka nevojë për vëmendjen e plotë dhe ndihmën e SHBA-ve./Gazeta Sinjali/