Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka shkruar pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes Kosovës dhe Izraelit, shkruan Gazeta Sinjali.
Hoti e cilësoi Marrëveshjen e Washingtonit si historike, e që sipas tij kjo marrëveshje do ta fuqizojë sovranitetin e Kosovës.
Po ashtu, kryeministri Hoti tha se partneriteti me SHBA-në do ta sjell hekurudhën për në Durrës, gazin në Prishtinë dhe investime nga bizneset amerikane.
“Sot u ridëshmua se Marrëveshja e Washingtonit ka qenë historike, që e fuqizon sovranitetin e Kosovës, që e kthen Kosovën në nyje gjeo-strategjike në Ballkan.
Partneriteti me SHBA e solli njohjen nga Izraeli, do ta sjell hekurudhën për Durrës, gazin në Prishtinë dhe investime nga bizneset amerikane.
Kundërshtarët pres që së paku të falënderojnë popullin izraelit”, ka shkruar Hoti./Gazeta Sinjali/