Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se situata e krijuar i përshtatet Serbisë, jo neve. Edhe pse Kosova është në të drejtën e saj.
Ai përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se çështja e targave duhet t’u lihet në dorë amerikanëve dhe të ndiqen këshillat e tyre.
“Në vend që t’iu lihet kjo punë në dorë amerikanëve dhe të ndiqen këshillat e tyre për të përmbyllur dialogun, krijohen tensione në teren pavarësisht se Kosova është në të drejtën e saj për të zbatuar ligjshmërinë”, ka shkruar ai.