Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas videos së publikuar së fundit nga Lëvizja Vetëvendosje në rrjetin social Facebook.
Hoti ka shkruar se priti ndonjë video që tregon investimet, krijimin e vendeve të punës apo rritjen ekonomike.
Por sipas tij, “ishte propagandë për mashtrim të publikuar”.
“Prita se është ndonjë video që tregon sa kanë qenë investimet e jashtme, sa vende pune janë krijuar, sa është zvogëluar importi i mallrave nga Serbia, sa ka qenë rritja ekonomike, sa është reduktuar inflacioni nga politikat e Qeverisë?! Por, JO! Ishte video për të vetmën gjë që dinë ta bëjnë — propagandë për mashtrim të publikut.” – ka shkruar ai.