image Hoti për tubimin e VV-së: Kam frikë se u shkelën të gjitha udhëzimet e institucioneve shëndetësore

Politikë

Hoti për tubimin e VV-së: Kam frikë se u shkelën të gjitha udhëzimet e institucioneve shëndetësore

news image

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka komentuar tubimin e sotëm të Lëvizjes Vetëvendosje në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, me rastin e 15-vjetorit të themelimit të kësaj partie dhe 21-vjetorit të çlirimit të Kosovës

Ai ka deklaruar se ka frikë që tubimi i sotëm i ka shkelur të gjitha udhëzimet e institucioneve shëndetësore,.

“E para tubimet e tilla janë e drejtë demokratike, për të shprehë çfarëdo opinioni.Por nuk duhet të bijmë në kundërshtim me udhëzimet e institucioneve shëndetësore. Kam frikë që sot ky tubim i shkeli të gjitha udhëzimet e institucioneve shëndetësore”, ka thënë Hoti para mediave pas vizitës në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Kujtojmë se numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka shënuar rritje ditëve të fundit, pasi vetëm sonte u regjistruan 58 raste të reja./Gazeta Sinjali/