image Hoti për aksionin në veri: Nuk ka të arrestuar, pati kundërshtime, por jo përplasje fizike - Sinjali

Hoti për aksionin në veri: Nuk ka të arrestuar, pati kundërshtime, por jo përplasje fizike

news image

Gjatë ditës së sotme në Mitrovicën Veriore, afër shtatores të Car Lazarit, është bastisur një barnatore, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hotit, bëhet fjalë për një inspektim, i cili thotë se është i zakonshëm.

“Po ka pasë një inspektim si në barnatoret e tjera në pjesë të tjera të vendit, nga Inspektori Farmaceutik mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës. Për të gjeturat e këtij inspektimi do të bëjnë një raport Inspektorati dhe policia”, tha Hoti.

Mirëpo, ky ‘inspektim’ nxiti reagime të shumta nga banorët e asaj pjese, të cilët u mblodhën para një barnatoreje, për të sharë dhe për të fyer inspektorët.

Por, sipas Besim Hotit, zëvendëskomandantit të policisë për rajonin e Mitrovicës Veriore, përkundër kundërshtimeve e fishkëllimave, mes inspektorëve dhe qytetarëve nuk pati përplasje fizike.

“Jo, nuk ka persona të arrestuar. Ka qenë një formë e kundërshtimit të qytetarëve, por nuk ka pasur përplasje fizike mes tyre”, tha Hoti./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin