image Hoti: Letra e Bidenit garanton që integriteti territorial s'është në shitje dhe s'negociohet

Politikë

Hoti: Letra e Bidenit garanton që integriteti territorial s’është në shitje dhe s’negociohet

news image

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, gjatë një tubimi në Mitrovicë, tha se integriteti territorial i Kosovës nuk shitet e as nuk negociohet, shkruan Gazeta Sinjali.

Kreu i ekzekutivit deklaroi se garant e kësaj janë miqtë ndërkombëtarë me të cilët sipas tij, LDK-ja ka raporte të shkëlqyera. 

“Integriteti territorial nuk është në shitje dhe nuk negociohet, as nuk ka harta, as thika, partnerët tanë na kanë garantuar ashtu siç ndodhi me 4 shkurt në Zyrën Ovale dhe sot me letrën e presidentit Biden.

Letra e sotme e presidentit Biden e ka vulosur partneritetin që kemi ndërtuar me SHBA-të. Jemi në mes të fushatë dhe kjo letër na tregon qartë se kah duhet të orientohen qytetarët e Kosovës, dhe 14 shkurti do të mbyllet me fitoren e LDK-së dhe të partnerëve tanë”, tha Hoti.

Kandidati i LDK-së për kryeministër tha se për këtë subjekt politik nuk ka rrugë tjetër përveç rrugës euroatlantike.

“Kanë menduar disa kundërshtar që kanë kryer punë me LDK-në, por jo s’kanë kryer punët me qytetarët e Kosovës, sepse ata nuk mund të mashtrohen me megafona rrugës, e me parulla. Unë kërkoj mbështetje për LDK-në sepse nuk ka rrugë tjetër përveç rrugës euroatlantike”.

“Më 14 shkurt qytetarët e dinë sepse nuk kanë opsion tjetër, është opsioni i LDK-së për orientim perëndimor dhe janë këta të kuqtë, një grupi i njerëzve që s’ju dinë kush të kaluarën, janë ekstremistë të gjithë llojeve. Qytetarët do t’i thonë jo atij opsioni, dhe kanë me e mbështetë opsionin e LDK-së”, shtoi ndër të tjera Hoti. 

/Gazeta Sinjali/