image Hoti për çështjen e presidentit: Janari është vonë për të gjetur zgjidhje

Politikë

Hoti për çështjen e presidentit: Janari është vonë për të gjetur zgjidhje

news image

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, gjatë qëndrimit të tij në Rahovec ku ka vizituar laboratorin e mikrovinifikimit në Rahovec, është pyetur edhe për çështjen e presidentit, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti ka thënë se janë duke u munduar ta organizojnë sa më parë takimin me partitë politike për të gjetur zgjidhje për çështjen e presidentit.

I pari i ekzekutivit ka theksuar se edhe janari është vonë për të gjetur një zgjidhje lidhur me çështjen e presidentit.

Ai ka thënë se ftesa formale të shkruara nuk kanë bërë por i kanë ftuar për të gjetur zgjidhje.

Kushtetuta është e qartë, maksimum që mund të vazhdojë kjo situatë është gjashtë muaj por ne nuk do të presim gjashtë muajit, unë besoj që edhe janari është vonë për të arritur marrëveshje”, ka thënë ndër të tjera Hoti./Gazeta Sinjali/