image Hoti: Çetta njëri ndër personalitetet më të mëdha në historinë e Kosovë

Sociale

Hoti: Çetta njëri ndër personalitetet më të mëdha në historinë e Kosovë

news image

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, është bërë përurimi i kompletit të veprave të Anton Çettës.

Ky aktivitet është shënuar në kuadër të shënimit të muajit nëntor i cili është shpallur muaji i Anton Çettës.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi.

Kyreministri Hoti, Çettën e ka cilësuar si një njeri që ka bërë histori moderne të Kosovës, si dhe njërin ndër personalitetet më të mëdha në historinë e Kosovës.

Shkrimi i plotë i Hotit për Çettën:

Anton Çetta ka bërë historinë moderne të Kosovës!

Sot, pata nderin të marr pjesë në promovimin e kompletit të veprave të Profesor Anton Çettës, ndër personalitetet më të mëdha të historisë tonë, me emrin e të cilit identifikohen epokat. Bashkë me veprimtarinë në hulumtime në Institutin Albanologjik, në ditët e para me Presidentin Rugova, ai në fushën e politikës e ky në fushën e pajtimit të gjaqeve, vërtet kanë bërë historinë moderne të Kosovës“, ka përfunduar shkrimi i Hotit./Gazeta Sinjali/