image Hoti: Çështja e të pagjeturve do të jetë kryesore pa të cilën nuk mund të ecet përpara

Kosovë

Hoti: Çështja e të pagjeturve do të jetë kryesore pa të cilën nuk mund të ecet përpara

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se çështja e të pagjeturve do të jetë kryesore në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Sinjali.

Hoti tha se pa çështjen e të pagjeturve, nuk mund të ecet përpara në negociata.

“Çështjet e personave të pagjetur me të drejtë na shqetëson të gjithëve. Po bëjmë përpjekje maksimale që të bëjmë progres. Dialogu me palën serbe i ndërmjetësuar nga BE-ja jo rastësisht ka filluar me temën e të pagjeturve. Synimi ynë themelor është gjetja dhe riatdhesimi i trupave të pagjeturve. Do të jetë çështja kryesore pa të cilën nuk mund të ecet përpara”, tha Hoti.

Kjo deklaratë e Hotit ishte përgjigje për pyetjen e deputetes nga radhët e LVV-së, Fitore Pacolli, e cila pyeti nëse Qeveria do ta kushtëzojë vazhdimin e dialogut me hapjen e hetimeve nga ana e Serbisë për të pagjeturit. /Gazeta Sinjali/