image Tetë të arrestuar për dhunim të vajzave adoleshente

Botë

Holandë/ Tetë të arrestuar për dhunim të vajzave adoleshente

news image

Policia holandeze ka arrestuar sot tetë persona të dyshuar se përdhunuan të paktën tre vajza adoleshente.

Të rinjtë e moshës 18 deri 26-vjeç u arrestuan në qytetin Den Bosch dhe Rosmalen.

Policia nisi një hetim në fillim të këtij viti pasi tre vajza, në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra, raportuan se ishin abuzuar seksualisht nga një grup burrash në një garazh për riparimin e makinave në Den Bosch.

Detektivët, të cilët kontrolluan garazhin duke kërkuar prova mjekoligjore në prill, thanë se kishte indikacione se kishte më shumë viktima të anëtarëve të bandës, por që ata nuk e raportuan përdhunimin nga frika.

Anëtarët e bandave besohet se kanë bërë kontakte me viktimat përmes rrjeteve sociale, si dhe i kanë droguar ato para se të abuzohen. /Gazeta Sinjali/