Një burrë në Prishtinë ka vdekur dje pasi është rrëzuar nga kulmi i banesës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali merr vesh nga burimet në Polici, se rasti ka ndodhur në rrugën “Shkupi”.
Qytetari që ishte shtetas i Shqipërisë, dyshohet se kishte hipur në kulmin e ndërtesës ku po banonte për të marrë disa gjëra, por nga aty ishte rrëzuar. Si pasojë, i njëjti vdiq.
Vdekjen e tij e ka konstatuar edhe mjeku. /Gazeta Sinjali/