image Hillary Clinton infektohet me COVID-19 - Sinjali

Hillary Clinton infektohet me COVID-19

news image

Hillary Clinton ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Ish-zonja e parë përmes një postimi në Twitter ka dhënë detaje për gjendjen e saj, teksa ka shtuar se është e lumtur që është vaksinuar kundër këtij virusi.

“Unë kam rezultuar pozitive për COVID. Kam disa simptoma të lehta të ftohjes, por ndihem mirë. Jam më mirënjohëse se kurrë për mbrojtjen që vaksinat mund të ofrojnë kundër sëmundjeve të rënda. Ju lutemi, vaksinohuni dhe përforcohuni nëse nuk e keni bërë tashmë!”.

Bashkëshorti i saj, Bill Clinton, ka rezultuar negativ dhe “po ndihet mirë”, shtoi Hillary.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin