image Votojnë Bill e Hillary Clinton, Melania shkon pa maskë në votim

Botë

Votojnë Bill e Hillary Clinton, Melania shkon pa maskë në votim

news image

Gati 9,1 milionë votues shkuan në qendrat e votimit në Florida, më saktësisht 9,069,761 votues për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Gazeta Sinjali.

Kjo është pothuajse 95 për qind e 9.6 milionë votuesve që dolën në këtë shtet federal në zgjedhjet e kaluara më 2016.

Gjithashtu thuhet se votuan pak më pak se dy milionë njerëz, të cilët nuk janë në favor të asnjërës prej dy partive kryesore, asaj demokrate dhe republikane.

Melania Trump, bashkëshortja e kandidatit republikan Donald Trump gjithashtu votoi në Florida. Ajo u kritikua për mos mbajtjen e maskës gjatë votimit.

Ish-presidenti i SHBA Bill Clinton dhe gruaja e tij Hillary Clinton kanë njoftuar se kanë votuar.

Hillary ishte një kandidate demokratike në zgjedhjet e mëparshme kur humbi ndaj Trump.

Ndryshe, vendvotimet në Florida do të mbyllen në orën 19:00 sipas kohës lokale. /Gazeta Sinjali/