image Clinton krahas Biden dhe Obamës uron Ditën e Presidentit

Botë

Clinton krahas Biden dhe Obamës uron Ditën e Presidentit

news image

Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, ka uruar Ditën e Presidentit, duke postuar një fotografi me presidentin aktual amerikan, Joe Biden dhe ish-presidentin Barack Obama, shkruan Gazeta Sinjali.

“Urime Dita e Presidentit”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Dita e Presidentëve është një festë federale që festohet të hënën e tretë të shkurtit.

Për herë të parë kjo festë u shënua në vitin 1885 për njohjen e presidentit, George Washington.

Dita e Presidentëve tani njihet si një ditë që festohet nga të gjithë presidentët e SHBA-së.

Si një festë federale, shumë banka dhe shkolla mbyllen në respekt të Ditës së Presidentëve./Gazeta Sinjali/