image Hillary Clinton emërohet rektore e universitetit ‘Queen’

Botë

Arsim/ Hillary Clinton emërohet rektore e universitetit ‘Queen’

news image

Queen’s University’ ka njoftuar sot se ka emëruar për rektore ish Sekretaren e SHBA-ve, Hillary Clinton.

Clinton e cila e ka pranuar dekoratën e nderit nga ‘Queen’s në tetor të 2018-ës do të jetë rektorja e 11 e këtij universiteti dhe e para grua që mbanë këtë pozitë.

“Është privilegj i madh për mua që të jem rektorja e 11 e ‘Queen’s University Belfast’. Është një vend për të cilin unë kam shumë dashuri dhe që kam krijuar një lidhje të fortë ndër vite”, ka thënë Clinton.

Tutje ajo ka thënë se motoja e universitetit është “pro tanto quid retribuamus?”, që nënkupton: Çfarë duhet të japim në këmbim për aq?.

Hillary Clinton është shprehur krenare për hulumtimet e këtij universiteti.

“Jam krenare që të jem ambasadore e një fryme të tillë, sikurse edhe për hulumtimet e ‘Queen’s, ndikimin dhe mbi të gjitha përsosmërinë”. /Gazeta Sinjali/