image Hillary Clinton bën homazh për Navalnyn

Botë

Hillary Clinton bën homazh për Navalnyn

news image

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton ka bërë homazh për Alexei Navalny.

Këtë e bëri përmes një postimi në X.

“Dëgjo, kam diçka shumë të qartë për t’ju thënë. Nuk ju lejohet të dorëzoheni. Nëse vendosin të më vrasin, do të thotë se ne jemi tepër të fortë”, shkruan ajo, duke cituar Navalny nga një dokumentar i BBC-së i vitit 2022.

Ajo gjithashtu shprehu ngushëllimet ndaj familjes së Navalnyt dhe popullit rus për vdekjen e tij.

/GazetaSinjali/