image Hill: Serbët e Kosovës i mbron Kosova dhe Kushtetuta e saj

Politikë

Hill: Serbët e Kosovës i mbron Kosova dhe Kushtetuta e saj

news image

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha sot se të drejtat e serbëve në Kosovë do të respektohen, dhe se marrëveshjet e bëra do implementohen.

Këtë koment, Hill e bëri pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për ta emëruar Ministër për Komunitete, Nenad Rashiqin, si dhe reagimin e Brukselit ndaj këtij vendimi.

Në një deklaratë për Tanjug, Hill ka deklaruar se serbët kanë jetuar si pakicë në Kosovë për shekuj të tërë, dhe se si të tillë, kanë të drejtë të dinë se çka i pret në të ardhmen.

“Është e drejtë të thuhet se serbët në Kosovë, si dhe të gjithë të tjerët, duhet ta dinë se të drejtat e tyre do të mbrohen”, tha ai, por theksoi se mënyra e vetme për ta bërë këtë është përmes Kushtetutës së Kosovës.

Tutje, Hill tha se serbët e duan formimin e Asociacionit.

Ai theksoi se është obligim ndërkombëtar që diçka për të cilën është rënë dakord, të zbatohet. 

/GazetaSinjali/