Gonzalo Higuain pritet të largohet nga Juventusi në fund të këtij edicioni.
Sulmuesi argjentinas nuk është i kënaqur me situatën e tij aktuale te Zonja e Vjetër, ku nuk është titullar fiks.
32-vjeçari dëshiron një skuadër ku do të ishte njeriu kryesor dhe kjo është arsyeja që ka kërkuar largimin nga Juventusi.
Kampioni në fuqi i Italisë nuk e ka ndërmend ta ndalë argjentinasin në skuadër, pasi kanë qëllim që ta rinovojnë ekipin.
Roma është duke e monitoruar situatën e tij dhe dëshiron transferimin e argjentinasit në Olimpico.
Gjithsesi në garë është edhe gjiganti francez Monaco që prej kohësh interesohet për Higuainin.
Juventusi tanimë i ka caktuar edhe çmimin e largimit dhe për ta lënë të lirë kërkon 30 milionë euro.