image “Hidromorava” u bën thirrje qytetarëve të mos e përdorin ujin e ujësjellësit

Kosovë

“Hidromorava” u bën thirrje qytetarëve të mos e përdorin ujin e ujësjellësit

news image

Kompania regjionale e ujësjellësit “Hidromorava”, u ka bërë thirrje qytetarëve të rajonit të Gjilanit të mos e përdorin ujin e ujësjellësit për pije për dy ditë, për shkak të ndikimit të vërshimeve në kualitetin e ujit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Hidromorava” ka thënë se depërtimi i ujërave sipërfaqësore ka rritur turbullirën duke e pamundësuar trajtimin fiziko-kimik dhe shpërndarjen e ujit brenda standardeve të lejuara për ujë të pijshëm.

“Prandaj, mos e përdorni ujin nga rrjeti i ujësjellësit për pije deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi u është drejtuar konsumatorëve në vendbanimet si Kamenicë, Karaçevë, Topanicë, Koretin, Kopernicë, Kolloleq, Shipashnicë, Ranillug, Ropotovë, Ropotovë e Vogël, Tomancë, Pançellë, Novoberdë, Boston, Koretishtë, Pasjak, Makresh, Tullar.

/Gazeta Sinjali/