image Hidhet nga kati i nëntë i ndërtesës, vdes e moshuara në Fier

Rajon

Policia/ Hidhet nga kati i nëntë i ndërtesës, vdes e moshuara në Fier

news image

Paraditen e sotme, rreth orës 10:30, në lagjen “Apollonia” të Fierit, dyshohet se është hedhur nga kati i nëntë i pallatit, shtetasja F. T., 76 vjeçe, e cila gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase vuante nga sëmundja e depresionit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Gazeta Sinjali/