image Hidhet nga kati i 15-të, bie e vdekur 34-vjeçarja shqiptare

Rajon

Hidhet nga kati i 15-të, bie e vdekur 34-vjeçarja shqiptare

news image

Një 34-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është hedhur nga “15-katëshi” në Tiranë.

Mësohet se shtetasja me iniciale G.,V., është gjetur e pajetë në shkallët e emergjencës së hotelit.

Policia njoftoi se 34-vjeçarja vuante nga probleme mendore dhe në kushte të rënduara psikologjike është vetëhedhur nga kati i 12-të i shkallëve të emergjencës të hotelit.

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me ngjarjen,u gjet një shtetase e pajetë në shkallët e emergjencës së një hoteli në Tiranë, nga veprimet  të kryera nga grupi hetimor si dhe kqyrja e pamjeve filmike rezultoi se:

Turpi i pajetë i përkiste shtetases  G. V.,34 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, ku në kushte të rënduara psikologjike është vetëhedhur nga kati i 12-të i shkallëve të emergjencës të hotelit, për  pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme. /Gazeta Sinjali/