Lutfi Menxhiqi, hetues i Policisë së Kosovës është arrestuar dje nën dyshimet për korrupsion.
Menxhiqi ka pozitë kyçe edhe në Federatën e Kickbox-it të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Në faqen zyrtare të “Waka Europe”, shihet emri i Lutfi Menxhiqi si ‘national coach’, pra trajner i Përfaqësueses së Kosovës për të gjitha moshat.
Përveç punës si hetues i krimeve ekonomike në Polici, del se Lutfi Muhaxhiri ushtron edhe këtë funksion të rëndesishëm në sportin e Kosovës. /Gazeta Sinjali/