image Heqja e taksës 100% ndaj mallrave serbe e boshnjake, vjen reagimi i parë nga BE

Heqja e taksës 100% ndaj mallrave serbe e boshnjake, vjen reagimi i parë nga BE

news image

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, është shprehur i lumtur për heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe e boshnjake. Vendim ky që do të hyjë në fuqi në mesnatë.

Vendimin në fjalë, Borell e ka quajtur të rëndësishëm duke shtuar se “bashkëpunimi rajonal është thelbësor si dhe mirëmbajtja e fluksit të mallrave, veçanërisht në kohën e krizës # COVID19”, transmeton Gazeta Sinjali.

Borell nuk e ka komentuar reciprocitetin, që kryeministri në detyrë Albin Kurti ka paralajmëruar se do të fillojë së zbatuari me heqjen e taksës. /Gazeta Sinjali/