image Heqja e karantinës, ky është numri i personave që hynë në Shqipëri gjatë qershorit

Shqipëri

Heqja e karantinës, ky është numri i personave që hynë në Shqipëri gjatë qershorit

news image

Në qershor, ndonëse ishte muaji i parë kur u hoq karantina, është shënuar rënie e ndjeshme e lëvizjeve në kufijtë e Shqipërisë, si për të huajt që hyjnë në vend, ashtu dhe për shqiptarët që dalin.

Megjithatë, daljet e shqiptarëve kanë rënë me ritme shumë më të ulëta sesa hyrjet e të huajve në vend, përkatësisht -48%, kundrejt -71.5%.

Sipas INSTAT-it, janë 364.574 shqiptarë dhe të huaj që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë gjat1% muajit qershor.

Krahasuar me qershorin e vitit paraprak, ky tregues rezulton me rënie 66,3 %,.

Në qershor 2020 hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri ishin 179.594. Krahasuar me qeshorin 2019, ky numër ka rënë me 71,5 %.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri përgjatë gjashtë mujorit të parë 2020 është 781.894, duke rënë me 63,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Përgjatë gjashtë mujorit të parë 2020, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 51,0 %, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Polonia me 95,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Gjatë vitit 2019, Shqipërinë e vizituan një numër rekord të huajsh prej 6.4 milionë personash, por këtë vit, numri i tyre pritet të bjerë ndjeshëm për shkak të pandemisë. Për momentin, charterat me turistë po vijnë vetëm nga tre shtete, Polonia, Bjellorusia dhe Ukraina. /Gazeta Sinjali