Kosova në hendboll në konkurrencën e femrave, ka fituar edhe në duelin e dytë, duke e mposhtur Luksemburgun me rezultatin 33:27.
Në Pallatin e Sporteve në Prishtinë, “Dardanet” dha paraqitje tejet të mirë në pjesën e parë, pavarësisht mungesave të shumta.
Ndeshjen e tretë dhe të fundit në fazën e parë kualifikuese për “Euro 2022”, Kosova e zhvillon të shtunën kundër Portugalisë.
I pranishëm në ndeshjes ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar me zëvendësministren për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani, ku pa ndeshjen dhe bisedoi me lojtaret tona, Arlinda Hajdari, Mirjeta Bytyqi e Areta Istrefi, që munguan shkaku i dëmtimeve.
Edhe ky duel zhvillohet në Prishtinë, ndërsa fituesi kalon tutje, pasi të dy skuadrat kane nga fitore në dy ndeshjet e para.